Ligji i pronave, Nishani: Po i bëhet presion Gjykatës Kushtetuese

Bujar NishaniPresidenti i Republikës, Bujar Nishani  shpreh shqetësimin e thellë për presionin publik adresuar sot pasdite nga ana e qeverisë shqiptare ndaj Gjykatës Kushtetuese të Republikës në lidhje me shqyrtimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave.

Sipas tij, presioni politik i një qeverie ndaj Gjykatës Kushtetuese të vendit është një akt i paprecedent në historinë e pluralizmit shqiptar.

Presidenti i Republikës si palë ankimuese, i kërkon Gjykatës Kushtetuese të mbrojë Kushtetutën e vendit dhe standardet e shtetit të së drejtës.



Ligji aktual dëmton rëndë të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë, do ta thellojë konfliktin midis individit dhe shtetit e për rrjedhojë do vijojnë penalizimet nga ana e Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut.

24 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.