Ligji i ri i pronave, Manjani: Nesër nis kompensimi fizik dhe monetar

ManjaniNë një deklaratë për shtyp, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka thënë se të gjithë ata persona që deri dje nuk janë trajtuar si duhet për çështjen e pronës, që nesër do të vlerësohen me seriozitet dhe korrektësi.

Manjani tha se qeveria ka marrë disa vendime që vlerëson pronën për ata shtetas që kanë të drejtë ta përfitojnë, qoftë edhe në forma kompensimi. Sipas tij, që nesër do të nisë kthimi fizik i pronës.

“Janë 11 mijë shqiptarë që kanë aplikuar në AKP për pronën e tyre dhe që nesër fillon shkundja e pluhurit disa vjeçar dhe analiza e tyre për vlerësimin. Që nesër fillon kthimi fizik i pronës. Janë 23 mijë hektarë tokë bujqësore në dispozicion për kthim fizik, – theksoi Manjani. – Po ashtu, që nesër fillon kompensimi me 24 milionë dollarë i pronave”.

Sipas Manjanit, “ata shtetas që nuk kanë aplikuar, të nisin kërkesën me vetëm dy letra dhe pastaj është barra jonë të gjejmë se ku është prona. Ky është ligji i ri i pronave. Këto janë vendimet e qeverisë. Kjo është oferta më serioze që ka shteti shqiptar përballë pronarëve që bën të mundur sqarimin e çështjes së pronës. Qeveria ka vendosur të kompensojë edhe pronarët që preken nga legalizimet”, – shpjegoi Manjani.

23 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.