Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Mazhoranca mbron deputetin Suli, bie kërkesa e PD-së për mandatin

Kuvendi i ShqiperiseParlamenti i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për dërgimin e mandatit në Gjykatën Kushtetuese të deputetit të Partisë Socialiste, Rakip Suli. 20 deputetë demokratë, kërkuan dërgimin e mandatit të Sulit në Gjykatën Kushtetuese, por kërkesa e PD-së u hodh poshtë me 77 vota kundër dhe 30 pro. Në këtë mënyrë, PS dhe LSI kanë bashkuar votat bashkë pë të mbrojtur heqjen e mandatit të deputetit të mazhorancës.

Menjëherë pas këtij vendimi, opozita ka braktisur sërish seancën plenare dhe ish-kryeministri Berisha ka deklaruar jashtë Parlamentit se e priste këtë gjë: “Kusarizimi mbizotëron Parlamentin. Unë ftoj qytetarët të dalin jashtë dhe të përdorin mjetet e tyre për mosbindje civile ndaj këtij Parlamenti që del hapur kundër ligjit, - tha Berisha. - E prisja këtë vendim, ata nuk mbrojnë Rakipin, por njëri-tjetrin. Ky është një puç antikushtetues dhe në këtë rast, popullit i lind e drejta t’i qërojë këta puçistë”, - tha ai mes të tjerash.

17 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore