Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Debate për mandatin e Sulit, Berisha: E majta, presion Kushtetueses

Deputeti i PS, Rakip Suli, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ligjin per dekriminalizimin, i cili pritet te miratohet diten e sotme./r/n/r/nLawmaker, Rakip Suli, during a parliamentary session.Kërkesa e opozitës për mbarimin e mandatit të deputetit Rakip Suli, i cili akuzohet se ka përfituar fonde publike në shkelje të ligjit, ka përfshirë sërish në debate dhe polemika Kuvendin e Shqipërisë, ku mazhoranca nuk ka pranuar.

Deputetët në Parlament kanë qenë për disa minuta ta pasigurt, për të votuar raportin, apo kërkesën e opozitës që çështja e mandatit të Sulit të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese, si rasti i Koço Kokëdhimës.

Paloka dhe Ruçi kanë debatuar me njëri-tjetrin, ndërsa deputeti Rakip Suli ka marrë fjalën dhe ka ftuar opozitën të ngrejë një Komision Hetimor për të dhe kreun e PD-së Basha për të verifikuar pasurinë që kanë vënë.

“Basha u fsheh si struci dhe nuk vajti asnjëherë në dyert e gjykatës për 230 milionë dollarët e Rrugës së Kombit. Ndërsa unë nuk kam marrë asnjë euro nga tenderët publikë, megjithatë të hetohemi para mediave, por unë ju siguroj se jam i pastër si kristal para Zotit dhe para ligjit”.

Në përfundim të seancës, Kuvendi nuk ka vendosur për kërkesën e opozitës për dërgimin e çështjes në Kushtetuese dhe ish-kryeministri Berisha, e cilësoi këtë si një presion ndaj Gjykatës: “Ky është një hap i madh përpara në procesin e dekusarizimit, por fakti është se mazhoranca e bllokoi këtë gjë, edhe pse Suli ka pranuar vetë të paraqitet në Kushtetuese. Nuk është po derdhin lot për Rakip Sulin, por po i bëjnë presion Gjykatës Kushtetuese”.

10 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore