Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Mandati i Sulit, PS rrëzon kërkesën e PD

Deputeti i PS, Rakip Suli, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ligjin per dekriminalizimin, i cili pritet te miratohet diten e sotme./r/n/r/nLawmaker, Rakip Suli, during a parliamentary session.Debate mes palëve në Këshillin e Rregullores dhe Imunitetit. Çështja i kalon seancës

HERION MESI

Këshilli i Mandateve dhe Rregullores rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetit socialist, Rakip Suli, i cili sipas saj, ka përfituar fonde publike nga OSHEE-ja. Vendimi u mor në mbledhjen me dyer të mbyllura, ku pas më shumë se 1 orë debatesh mes palëve, mazhoranca në këtë këshill vendosi të mos e pranojë kërkesën e demokratëve, me pretendimin se akuzat e demokratëve janë të pabaza. Pas këtij vendimi, Këshilli i Mandateve do t'i drejtohet me një raport seancës plenare që do të mbahet të enjten, ku kërkesa e PD-së do të shqyrtohet në Kuvend, e cila më pas edhe do të votohet nëse do t’i hiqet apo jo mandati Sulit. Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, deputeti i PD-së, Arben Ristani, lexoi edhe një herë kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit të Sulit, pasi sipas tyre, ai është në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, pasi ka përfituar para nga fondet publike, ku djali i deputetit Suli i ka dhënë me qira një godinë OSHEE-së.

Mbledhja Këshillit

Pas vendimit të pak ditëve më parë të Gjykatës Kushtetuese, e cila detyroi Kuvendin që t'i drejtohet gjykatës për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, duke i hapur kështu rrugën për shqyrtimin e kërkesës tjetër të Partisë Demokratike lidhur me heqjen e mandateve për deputetin tjetër socialist, Rakip Suli, Këshilli i Mandateve dhe Rregullores u mblodh pasditen e djeshme për të shqyrtuar kërkesën e PD-së për mbarimin e mandatit të deputetit Suli. Gjatë mbledhjes së hapur për mediat, që drejtohej nga kryeparlamentari Ilir Meta, deputetët demokratë theksuan se kërkesën për heqjen e mandatit të Sulit ia kanë dorëzuar Kuvendit që në muajin dhjetor, pasi sipas saj, Suli ka shkelur ligjin për konfliktin e interesit, duke përfituar fonde publike nga OSHEE-ja. Sipas deputetëve demokratë, djali i deputetit Suli i ka dhënë me qira një godinë OSHEE-së. PD ka paraqitur edhe dokumentet e QKR-së, që tregojnë se aksionet i ka Saimir Suli, djali i deputetit. Nisur nga kjo veprimtari, deputeti i PD-së, Arben Ristani, kërkoi heqjen e mandatit, pasi deputeti është në konflikt të hapur interesi, duke përfituar fonde publike. “Ne duhet të jemi të përgjegjshëm për t’i dhënë publikut pak drejtësi në këtë vend”, ka thënë Ristani. Ndërsa deputeti tjetër demokrat, Eduard Halimi tha se fenomeni i kleptokracisë në Parlament duhet të marrë fund. “Ky fenomen e ka kthyer Parlamentin në një Parlament kleptokrat. Ky fenomen nuk është parë kurrë. Na vjen turp që futemi në atë Parlament. Është imediate kërkesa për heqjen e mandatit”, tha Halimi. Ai deklaroi se deputetët po marrin miliona nga fondet publike, duke iu referuar akuzave të PD-së për tenderin e përfituar nga djali i deputetes tjetër të PS-së, Valentina Leskaj. “Të gjithë kemi familje dhe të gjithë mund të merrnim fonde ose nga një copë hekurudhe. Këta marrin me leje të Kryeministrit. Po mbroni një deputet që ka marrë fonde publike. Kërkesa jonë për heqjen e mandatit është depozituar në dhjetor dhe ka 3 muaj që fshihet. Deputetët ndalohen nga Gjykata Kushtetuese për të përfituar fonde publike. Ky fenomen dhe dekriminalizimi po i nxijnë faqen Parlamentit. Pastrimi i Parlamentit nga njerëz të tillë duhet të bëhet menjëherë”, u shpreh Halimi. Ndërkohë, deputeti socialist i këtij këshilli, Fatmir Xhafaj theksoi se raporti duhet të paraqitej më mirë. “Pjesa tjetër është retorikë politike. Kjo do ishte procedura normale. Nëse Ristani nuk e paraqiti mirë, kjo është çështje tjetër. Meqë janë dhe kamerat këtu, le të bëjmë një shou e të themi sa bukur flasim”, tha Xhafaj. Sakaq, në fjalën e tij, deputeti i PD-së, Kastriot Islami, tha se mes të pranishmëve në këtë komision duhet të ketë konsensus për të marrë më pas një vendim të përbashkët. “Ne qe jemi këtu në këtë sallë, duhet të kemi konsensus për një vendim të përbashkët. Përballë këtyre fenomeneve, do them dy-tri gjëra. Nga pikëpamja politike, ne na duhet se ka një interes që të luhet me një imazh që ka një përgatitje dhe ka një integritet”, deklaroi Islami. Ndërsa avokati i Rakip Sulit tha se, deputeti i PS-së hoqi dorë nga biznesi para marrjes së mandatit. "Veprimi juridik ka ndodhur shumë më vonë dhe për më tepër ka ndodhur me një shoqëri tregtare dhe nuk ka qenë shoqëri publike. Rakip Suli hoqi dorë nga biznesi para mandatit. Nuk mund të pretendohet se ka një konflikt interesi kur për të njëjtin objekt më përpara ka pasur një qira më të lartë. Kjo në thelb lidhet me themelin e çështjes që do t’i nënshtrohet Gjykata Kushtetuese", u shpreh avokati i deputetit Suli.

 

Pyetje-përgjigjet me avokatin e Sulit

Islami: Kush nuk është mirë, raporti i OSBE-ODIHR. I vetmi që ka filluar 23 vjeç është Ilir Meta këtu.

Meta: 22 vjeç

Islami: Po 22 se e hëngra një vit

Avokati: Kur është bërë kontrata nuk ka qenë ent publik. E gjithë kjo nuk ka asnjë bazë ligjore. Gjithë referimet që bëjmë te ligji dhe te  raportet e ILDKP-së tregojnë se nuk jemi në rastin e papajtueshmërisë. Jemi në shtrembërimin e një instrumenti kushtetues për qëllime politike.

Halimi: Ne nuk jemi gjyqtarë. Ne jemi opozita, detyra jonë është të kërkojmë transparencë. Të bëjmë transparente për qytetarët, mënyrën se si funksionon qeverisja.

Halimi: A është e vërtetë që Aurora grup ka fituar një kontratë duke marrë 180 mln lekë nga OSHEE?

Avokati: Nuk është e vërtetë, nuk e ka fituar, sepse do të thotë të konkurrosh.

Halimi: A është e vërtetë që 180 milionë lekë nga OSHEE kanë shkuar tek "Aurora grup"?

Avokati: Një shoqëri private ka lidhur kontratë me një shoqëri private.

Halimi: Tek "Aurora Grup" a është ortak Sajmir Suli?

Avokati: Po, është.

Halimi: A është Sajmir Suli, djali i deputetit Suli?

Avokati: Po sigurisht.

Halimi: Kjo kontratë është bërë kur ka qenë zoti Suli deputet apo jo?

Avokati: Kontrata është bërë kur zoti Suli ishte deputet. Në momentin që është lidhur kontrata bëhet fjalë për një shoqëri private që ka lidhur kontratë me një shoqëri private.

Xhafaj: E vërtetë që nuk jemi gjyqtarë, por nuk jemi as prokurorë. Ne jemi ligjvënës dhe duhet të respektojmë të parët Kushtetutën dhe ligjet e shtetit. Kjo na dallon ne nga opozita. Zoti Roshi, kompania me të cilën ka lidhur kontratë shoqëria "Aurora" sh.p.k në momentin që lidhi kontratën ka qenë një kompani që operonte me buxhetin e shtetit apo me para private?

Avokati: Operonte me para private.

Xhafaj: Djali i deputetit ka qenë nën 18 vjeç apo mbi 18 vjeç në momentin e lidhjes së kontratës?

Avokati: Ka qenë mbi 18 vjeç.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore