Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Bie kërkesa e PD për heqjen e mandatit të deputetit Rakip Suli

keshilliKëshilli i Mandateve dhe Imunitetit është mbledhur pasditen e sotme për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetit socialist, Rakip Suli i cili sipas kësaj force politike ka përfituar para nga fondet publik në një kohë që është deputet duke shkelur rëndë Kushtetutën.

Në fjalën e tij në këtë mbledhje, deputeti demokrat, Arben Ristani deklaroi se kontrata e qirasë që OSHEE ka lidhur me godinën në pronësi të deputetit socialist është në konflikt të hapur interesi.

Ndërkohë, deputeti tjetër demokrat, Eduard Halimi ngriti shqetësimin se qeverisja e majtë dhe kryeministri Edi Rama e ka kthyer tashmë në një fenomen përfitimin e parave publike nga deputetë të parlamentit, që gjë sipas tij nuk ka ndodhur kurrë më parë.

“S’ka ndodhur kurrë më parë që deputetët e parlamentit të marrin miliona me kontratë nga fondet publike. Ky është kthyer në fenomen tashmë. Ka qenë rasti i Ilir Beqajt, shkoi në Kushtetuese, e cila e tha qartë që deputeti nuk mund të marrë fonde publike. Kjo është hera e tretë që ndodh. Kemi tre muaj që kemi depozituar kërkesën dhe nuk është marrë parasysh.  Gjykata Kushtetuese  tha se nuk keni të drejtë të mbroni deputetin, për rastin e Kokëdhimës. Më pas ishte rasti i Valentina Leskajt, djali i të cilës mori 2 mln euro dhe djali tjetër mori hekurudhën. Ju e mbrojtët”, tha Halimi.

Deputeti socialit, Rakip Suli nuk ishte i pranishëm në mbledhje dhe përfaqësohej nga avokati i tij, Aranit Rroshit. Ky i fundit deklaroi se kompania për të cilën flitet nuk është në pronësi të Rakip Sulit dhe se marrëveshja nuk është bërë me OSHEE, por me CEZ.

Në fund të mbledhjes, Këshilli i Mandateve ka rrëzuar kërkesën e PD për heqjen e mandatit të deputetit Rakip Suli. Tashmë kërkesa e PD do të shqyrtohet në Parlament, ku do të vendoset edhe për mandatin e deputetit socialist.

1 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore