Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Haxhinasto: Të hiqen barrierat në kufi mes vendeve të rajonit, ulen kostot

HaxhinastoMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka marrë pjesë sot në punimet e samitit të BERZH për Ballkanin Perëndimor mbajtur në Londër. Haxhinasto tha se në rajonin e Ballkanit Perëndimor është krijuar në frymë pozitive dhe se tani ka ardhur koha që të kalohet në projekte konkrete në infrastrukturë.

Ministri gjithashtu, u ndal edhe tek investitorët kinezë, që mund të japin kontribut në zhvillime transportit për rajonin e Ballkanit, por duhen hequr barrierat në pikat e kalimit kufitar mes vendeve, sepse kanë sjellë kosto 5 herë më të larta se BE. Ai përmendi zgjidhjen që Shqipëria ka gjetur me Malin e Zi, me një pikë kontrolli kufitar dhe një doganë, si një model i mirë që mund të aplikohet në rajon. Gjatë qëndrimit të tij në Londër, Haxhinasto u takua edhe me Drejtorin e BERZH për transportin Thomas Maier, ku u diskutuan projektet e BERZH në Shqipëri dhe veçanërisht projektet në sektorin rrugor.

Përfaqësuesi i lartë i BERZH, shprehu interesin për angazhime të mëtejshme në investime për rrjetin rrugor dhe atë hekurudhor shqiptar. BERZH është në pritje të përfundimit të studimit të detajuar për projektin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, me qëllim shqyrtimin e mundësisë së financimit të tij. Gjithashtu ministri Haxhinasto u takua edhe me Komisioneren Europiane për Transportin Violeta Bulc dhe drejtorin e Përgjithshëm për Politikat e Zgjerimit të BE-së, Christian Danielsson.

23 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore