Samiti i BERZH-it, Rama: Shqipëria, drejt një modeli të ri ekonomik

ramaKryeministri Edi Rama, duke folur në samitin e BERZH që po zhvillohet në Londër, ka deklaruar se Shqipëria ka hyrë tashmë në një proces zhvillimi ekonomik, falë modelit të ri që ka vënë në funksion qeveria e tij.

Gjatë samitit të BERZH-it që po mbahet në Londër, kryeministri Edi Rama ka se procesi i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë ka nisur një rugë tëq re ndryshimesh.

Nga Londra, Rama tha se vendit i nevojitet më shumë ndihmë, sepse ka akoma shumë punë për të bërë në këtë drejtim. “Shqipëria është në një proces transformimi ekonomik. Modeli i sotëm mbështetet kryesisht tek eksportet, ndërsa ai i kaluar tek importet dhe remitancat”.  Ai ka nënvizuar se, kur mori drejtimin e qeverisë në 2013, e nisi detyrën me një rritje ekonomike shumë të vogël.

“Ndërsa sot rritja është 2.7 për qind dhe për këtë vit pritet të rritet mbi 3 për qind”, ka thënë mes të tjerash Rama.

Kryeministri ka vënë në dukje se një faktor tjetër që ndikon pozitivisht është edhe reforma në sistemin energjitik, e cila sipas tij është lavdëruar nga ndërkombëtarët dhe “nga peshë është kthyer në kontribues për buxhetin e shtetit”.

“Në këtë model të ri që ne po sjellim investimet e huaja janë jetike. Prioritet i qeverisë shqiptare është promovimi dhe zhvilimi i sektoit privat si dhe forcimi i bashkëpunimit me fqinjët”.

22 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.