Virusi Zika, dyshohet për një rast edhe në Itali

Virusi ne Brazil (1)Frika e përhapjes së virusit Zika ka vënë në alarm të gjitha shtetet, jo vetëm në kontinentin amerikan, por edhe në Europë. Sipas mediave italiane, në vend dyshohet për nja rast të prekur nga ky virus. Sipas “Tgcom” bëhet fjalë për një murgeshë 70-vjeçare, e cila ishte kthyer pak ditë më parë nga Kolumbia, për një mision kushtuar fëmijëve, Ajo është shtruar në spital dhe sipas mjekëve dyshohet se mund të jetë e prekur nga virusi. 70-vjeçarja është shtruar në një spital në Romë.

Nga ana tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se Zika mund të përhapet me shpejtësi në Amerikë. Ndërsa presidenti Barack Obama ka apeluar që të përshpejtohen kërkimet për gjetjen e vaksinës. Deri më tani janë disa raste të zbuluara në Europë, si në Britaninë e Madhe, Portugali, Spanjë, Danimarkë dhe Finlandë.

28 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.