Suedia do të dëbojë 80 mijë azilkërkues

_87965216_71231995-c97c-42da-bcdc-6415d503b7aaAutoritetet në Suedi po bëjnë plane për të dëbuar nga vendi më shumë së 80 mijë azilkërkues, të cilëve u është refuzuar aplikimi.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Brendshëm Anders Ygeman, i cili deklaroi se do të përdoret një avion çarter për deportimin e tyre, por do të duhen disa vite. Ygeman ka thënë për mediat suedeze: “Ne jemi duke folur për 60 mijë njerëz, por numri mund të shkojë deri në 80 mijë”.

Rreth 163 mijë emigrantë kanë aplikuar për azil në Suedi në vitin 2015. Nga 58 mijë e 800 aplikime të verifikuara, rreth 55% janë pranuar. Së bashku me Gjermaninë, Suedia është destinacioni kryesor për refugjatët dhe emigrantët e tjerë që hyjnë në BE ilegalisht. Mirëpo, duket se kemi një rënie të të ardhurve, për shkak të rritjes së kontrollove kufitare.

28 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.