Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Obama kërkon zhvillimin e testeve dhe trajtimeve për virusin "Zika"

Grave shtatzëna u është bërë thirrje që të shmangin udhëtimet në zonat ku ky virus është shfaqur

virusiPresidenti amerikan, Barack Obama, bëri thirrje për zhvillimin e shpejtë të testeve, vaksinave dhe trajtimeve për virusin "Zika", që ka infektuar njerëz në më shumë se 20 vende të kontinenteve amerikane. Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Obama ka caktuar takim me këshilltarët e lartë shëndetësorë për të diskutuar zgjerimin e virusit të bartur nga mushkonjat dhe ndikimet në rajon. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, virusi "Zika" mund të jetë i lidhur me 4 mijë raste të dyshuara të microcephalys në Brazil, një anomali që shoqërohet me dëmtime në tru dhe përmasa më të vogla të kokës së foshnjës. Qendra Amerikane për Sëmundje, Kontroll dhe Parandalim, u ka bërë thirrje grave shtatzënë që të shmangin udhëtimet në zonat ku është shfaqur virusi. Zyrtarët shëndetësorë amerikanë konfirmuan të martën se një person në Virxhinia doli pozitiv në testin e virusit, por nënvizuan se nuk ka rrezik nga përhapja meqë në zonë nuk është periudhë e mushkonjave. Të mërkurën një spital në Danimarkë tha se një turist që kishte udhëtuar në Amerikën Jugore dhe atë Qendrore, doli të jetë i prekur. Aktualisht nuk ka asnjë trajtim apo kurë për infektimin nga virusi Zika dhe shpërthimi në kontinentet amerikane ka nxitur alarm. Autoritetet në El Salvador dhe Kolumbia u kanë bërë thirrje grave të mos mbeten shtatzëna. Në Brazil, 200 mijë trupa janë duke shkuar derë më derë për të shpërndarë pamflete me këshilla mbi zhdukjen e mushkonjave, ndërsa ekipet janë gjithashtu duke dezinsektuar zonat që do të përdoren për festimet e karnavaleve dhe lojërat e sivjetshme olimpike.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore