Lajme bote shkurt

Shengeni

BE paralajmëron Greqinë mbi kontrollin e kufijve

emigrantetEkzekutivi i BE-së e akuzon Greqinë se ka neglizhuar seriozisht detyrimet kufitare të zonës së lëvizjes së lirë të “Shengen”-it dhe se mund të bëhet subjekt verifikimi të kufijve nga anëtarë të tjerë të bllokut, nëse dështon t’i zgjidhë problemet brenda harkut kohor të 3 muajve. Draft-raporti i Komisionit Europian del në përfundimin se, Athina i ka shpërfillur detyrimet e saj dhe se, në ndërmarrjen e kontrolleve kufitare ka mangësi serioze, të cilat autoritetet greke duhet t’i kapërcejnë. Komisionerët europianë dolën në këtë konkluzion gjatë takimit të tyre të përjavshëm, mbajtur paraditen e kësaj të mërkure. Raporti, i miratuar pas diskutimesh të gjata, përbën një hap kyç përpara, drejt shtrirjes së kontrolleve në kufijtë e disa prej vendeve anëtare të “Shengen”-it për një periudhë gati dyvjeçare. Ai shënon praktikisht hapin e parë të 4 etapave të procesit të përgatitjes për aktivizimin e nenit 26 të kodit “Schengen”.

 

Nigeri

Pesë sulme vetëvrasëse në Chibok

Pesë sulmuese vetëvrasëse kanë ndodhur në qytetin Chibok që gjendet në verilindje të Nigerisë, qytet i lindjes së qindra nxënëseve, që në vitin 2014 janë rrëmbyer nga grupi militant, Boko Haram, për fatin e të cilave ende nuk dihet asgjë. Zyrtarët nigerianë të sigurisë kanë thënë sot se si rezultat i sulmeve janë vrarë së paku nëntë persona dhe plagosur më shumë se tridhjetë të tjerë. Autoritetet janë në kërkim të dy grave që mendohet se kanë eksplozivë e që ishin parë me sulmueset para se të fillonin sulmet. Sulmuesja e parë, një grua e re e mbuluar me hixhab, e ka shpërthyer eksplozivin në hyrje të një tregu perimesh, kur ajo ishte ndaluar nga ushtria për një kontroll rutinor. Tri gra të tjera, të cilat pasi kishin hyrë në treg, i kanë shpërthyer eksplozivët në brendësi të tij. Një tjetër shpërthim ka ngjarë në hyrje të qytetit, ku është sulmuar një pikë kontrolli e ushtrisë në hyrje të qytetit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.