Harito: Marrëveshja me BERZH, modernizon shërbimet

FOTO HARITOMinistrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, tha se projekti “Ofrimin e shërbimeve publike me në qendër qytetarin”, që po mbështetet nga Banka Botërore, synon luftimin e korrupsionit në sportelet publike. Sipas Haritos, investimi në fjalë do të vendosë  standarde të reja në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Ne ia arritëm të ulim çmimin e ilaçeve, të luftojmë kundër kanabisit, të ndërmarrim reformën në shërbimin civil, dhe punët publike, regjistruam biznesin në kuadër të luftës kundër informalitetit e të tjera reforma të rëndësishme, që duke i përmbledhur të gjitha sollën ne vend ofrimin e shërbimeve publike me standarde, në shërbim të qytetarit. Ashtu siç i kërkohet zbatimi i rregullave të biznesit dhe sektorit privat, i parashtruam dhe po i zbatojmë edhe në administratën publike”, tha ministrja Harito.

Duke u ndalur në marrëveshjen me BERZH-n ajo tha se ofrimi i shërbimeve publike me në qendër qytetarin,do t’i hapë rrugë modernizimit të vendit nëpërmjet teknologjisë së informacionit, si standardi që i përgjigjet kohës.

28 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.