Francë, arrestohet 28-vjeçari i armatosur në hyrje të Disneyland

diznejNjë i ri i armatosur me 2 armë zjarri është arrestuar nga policia franceze në hyrje të një hoteli në Disneylan, në Paris, raportojnë mediat franceze.

28-vjeçari ishte i panjohur për shërbimet e sigurisë dhe nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit. Burime policore bëjnë me dije se i riu kishte me vete edhe një kopje të Kuranit dhe u ndalua gjatë një kontrolli rutinë. Franca vijon të jetë në gjendje alarmi që pas sulmeve terroriste të nëntorit të shkuar duke shkaktuar 130 të vdekur.

28 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.