Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Zyrtari amerikan: Putin është i pasur dhe i korruptuar

Adam Szubin ka pohuar se SHBA-ja e ka ditur këtë fakt për "shumë e shumë vite" 

Vladimir PutinNë një intervistë për programin Panorama BBC, Adam Szubin, ushtrues i detyrës së sekretarit amerikan të Thesarit për terrorizëm dhe krime financiare, tha se Presidenti rus, Vladimir Putin, ka krijuar pasuri larg shikimit të publikut. "Ne e kemi parë atë duke i pasuruar miqtë, aleatët e tij të afërt dhe duke i margjinalizuar ata që nuk i sheh si miq, duke i shfrytëzuar fondet shtetërore", tha Szubin, duke shtuar se "nëse kjo ishte nëpërmjet pasurisë energjetike ruse dhe nëse kjo ishte me kontrata të tjera shtetërore, ai i ka drejtuar ato tek ata të cilëve u ka besuar se do t?i shërbejnë atij dhe i ka përjashtuar ata që nuk e bëjnë këtë". Zyrtari amerikan ka konkluduar se "për mua kjo është pamje e korrupsionit". Szubin ka refuzuar të bëjë komente lidhur me raportin e agjencisë CIA në vitin 2007, i cili kishte vlerësuar se pasuria e Putinit është 40 miliardë dollarë, por tha se lideri rus rregullisht e nënvlerëson pasurinë e tij dhe se Shtetet e Bashkuara e kanë ditur këtë për "shumë e shumë vite". "Supozohet se ai merr rrogë shtetërore diçka në vlerë prej 110 mijë dollarësh në vit", i tha Szubin rrjetit BBC, dhe shtoi se "kjo nuk është deklaratë e saktë për pasurinë e këtij njeriu dhe ai për një kohë të gjatë është stërvitur dhe ka praktikuar se si ta maskojë pasurinë e tij aktuale". Kremlini tha se komentet e zyrtarit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara në BBC, se Putini është i korruptuar, "paraqesin akuzë zyrtare". Presidenca e Rusisë i ka hedhur poshtë këto akuza. Putin disa herë ka thënë se raportet gazetareske, për pasuri të madhe të tij, i konsideron absurde. Zbulimet financiare publike të Putinit e paraqesin atë si njeri modest. Në prill, Putini i deklaroi të ardhurat e vitit 2014 në shumë prej 7.65 milionë rublash (119 mijë dollarë amerikanë). Ai në listë ka shënuar se në pronësi ka dy banesa modeste dhe aksione në një garazh për parkim të veturave. Por, sipas këtij zyrtari, ka edhe diçka tjetër: "Mendoj se kjo tregon se Uashingtoni po fokusohet te vetë Putini", thotë Mark Katz, profesor në George Mason University. Ai më tutje ka theksuar se "ata aktualisht mund të jenë të përgatitur të vendosin sanksione ekonomike ndaj Putinit". "Fakt është se tani ata thanë se ai është i korruptuar. Nuk është domosdoshmërish një deklaratë zyrtare e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, por është një deklaratë e regjistruar nga një zyrtar qeveritar amerikan. Tashmë që e kanë pranuar këtë, hapi i ardhshëm logjik është që ata të bëjnë diçka për këtë", tha Mark Katz.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore