Kryeministri Netanyahu akuzon sekretarin Ban Ki-moon për nxitje të terrorizmit

netanyahu-ban-ki-m_3559862bKryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka akuzuar sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon se po nxit terrorizmin.

“Komentet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së inkurajojnë terrorizmin. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin”, tha Netanyahu në një deklaratë. Kjo erdhi pas deklaratës së Ban Ki-moon, i cili ka dënuar sulmet e fundit të izraelitëve ndaj palestinezëve.

Që nga tetori i vitit të shkuar janë vrarë 159 palestinezë, 25 izraelitë, një amerikan dhe një person nga Eritrea. Shumica e palestinezëve të vrarë kanë qenë agresorë, ndërsa të tjerët janë qëlluar për vdekje nga forcat izraelite gjatë protestave dhe përleshjeve.

27 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.