Kriza e emigrantëve, BE: Greqia ka neglizhuar kontrollet kufitare

_87954884_030764246-1Greqia ka neglizhuar detyrimet e saj për të kontrolluar kufijtë e jashtëm të BE-së. Kjo bëhet e ditur në një raport të publikuar nga Komisioni Europian.

Raporti gjeti dështime në regjistrimin dhe kontrollin e gjurmëve të gishtave të emigrantëve që kanë ardhur në muajin nëntor. Greqia është e detyruar që të kontrollojë kufijtë e saj si pjesë e marrëveshjes së Shengen për lëvizjen e lirë dhe i është dhënë 3 muaj kohë për të përmirësuar situatën.

Nëse Greqia nuk e zbaton, atëherë shtetet e tjera të Shengenit mund të mbyllin përkohësisht kufijtë e tyre. Më shumë se 850 mijë emigrantë dhe refugjatë mbërritën në Greqi vitin e kaluar. Ndërsa 44 mijë të tjera kanë ardhur në ishujt grekë që prej fillimit të këtij viti.

27 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.