Francë, jep dorëheqjen ministrja e Drejtësisë

_87947269_031150672-2Ministrja e Drejtësisë së Francës Christiane Taubira ka dhënë dorëheqjen, pak para se planet për t’u hequr shtetësinë franceze të dënuarve për terrorizëm të diskutohen në parlament. Taubira njihet për kundërshtimet e saj të vazhdueshme.  Planet për heqjen e nënshtetësisë u paraqitën pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris ku u vranë 130 persona.

“Ndonjëherë të qëndrosh më tej është sfiduese, por herë të tjera të rezistosh nënkupton më mirë të largohesh”, ka shkruar ajo në twitter. Taubira është ndër politikanet e pakta me ngjyrë. Në postin e saj tashmë është Jean-Jacques Urvoas, i cili shihet si një mbështetës i ndryshimeve kushtetuese dhe një aleat i kryeministrit Manuel Valls.

63-vjeçarja ka lindur në Guianën franceze dhe gjatë kohës së saj si ministre e Drejtësisë është përballur me shumë sulme raciste nga ekstremistët e djathtë.

27 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.