Egje, mbyten 7 emigrantë, mes tyre edhe 2 fëmijë

emigrante ne brigjeNjë tjetër tragjedi është shënuar ditën e sotme në brigjet e Egjeut. 7 refugjatë mes tyre edhe 2 fëmijë kanë humbur jetën në ujërat detare. Tragjedia ka ndodhur 4 km larg kepit Amoglosa në veri të ishullit Kos. Mësohet se varka e vogël në të cilën ata udhëtonin është përmbysur në ujërat e Turqisë.

Një grua është shpëtuar nga rojet e marinës detare, ndërsa një burrë arriti të dalë në ishullin Kos. Rojet detare kanë nxjerrë edhe trupat e pajetë të 7 personave.

Fluksi i emigrantëve që vijnë çdo ditë në brigjet turke është shumë i madh. Nga ana tjetër Greqia ndodhet nën presionin e vendeve të BE-së, të cilët i kërkojnë që të forcojë kontrollet në kufirin me Turqinë.

27 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

1 Comment
  1. lame says

    Pergjigjen e ka dhene Charlie Hedbo!

Comments are closed.