Danimarkë, zbulohet rasti i parë me virusin Zika

zikaNjë person në Danimarkë ka rezultuar pozitiv pas testit të bërë për virusin Zika.  Ky është rasti i parë i regjistruar në vend. Kjo situatë ka sjellë alarm në Europë dhe rritje të shqetësimit, pasi janë regjistruar edhe raste në Britani, Itali dhe Spanjë.

Këta persona janë infektuar me virusin Zika në udhëtimet që kanë bërë në vendet ku ka mushkonja Aedes, të cilët janë bartëse të infeksionit.

Sipas autoriteteve britanike të shëndetësisë tri raste janë zbuluar javën e kaluar. Nga ana tjetër presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka deklaruar se është e domosdoshme që të përshpejtohen kërkimet për të zbuluar vaksinën kundër këtij virusi.

27 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.