Marrëveshje për lehtësimin e kreditimit të Bujqësisë mes BERZH dhe qeverisë shqiptare

Edmond-PanaritiQeveria shqiptare dhe BERZH kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë. Gjatë fjalës së mbajtur ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se kjo marrëveshje do të jetë një ndihmë e madhe për zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë.

“Sot nënshkruam një marrëveshje mes qeverisë shqiptare përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë e ajo e Financave dhe BERZH, që konsiston në fillimin e një mekanizmi të ri financiar në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë dhe agrobiznesit. Do të jetë një mekanizëm i ri i financimit të bujqësisë duke futur edhe bankat e nivelit të dytë, pikërisht mbështetur në këtë fond garancie, i cili është një kontribut i përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe BERZH. Ky mekanizëm i ri financiar gjeneron shuma më të mëdha se ç’kemi pasur mundësi për të vënë në dispozicion të zhvillimit të bujqësisë”, tha ministri Panariti.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe drejtori i BERZH. Cani tha se kjo marrëveshje bën të mundur që të garantohet kredia për bujqësinë shqiptare.

“Agrobiznesi është vlerë e shtuar për ekonominë dhe qeveria ka pasur në vëmendje rritjen ekonomike. Do të thoja që me këtë instrument të ri ne shpresojmë të bëjmë një hap të madh përpara në çështjen e huamarrjes dhe mbështetjes së bujqësisë. Duke i dhënë prioritet kësaj marrëveshje të re që do të nxisë dhe mbështesë kreditimin, pasi ne do të marrim pjesën tonë të rsiskut”, tha ministri Shkëlqim Cani.

11 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.