Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Reforma në drejtësi, ekspertët: Të martën dorëzojmë draftin

2075_gent-ibrahimiNë përfundim të tryezës së ekspertëve të nivelit të lartë të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit, eksperti Gent Ibrahimi, tha se  palët ndajnë qëndrime të kundërta për një sërë çështjes, përfshirë këtu shumicën e cilësuar. Sipas Ibrahimit, në ato raste ku grupet e punës nuk bien dakord, në Komisioni e Posaçëm Parlamentar do të shkohet me dy opsione.

“Aty ku jemi në qëndrime të njëjta po i formulojmë, ndërsa qëndrimet e kundërta do të diskutohen dhe do të përpiqemi t’i unifikojmë dhe në rast të kundërt do të shkojmë me dy propozime. Nuk do të ketë dy drafte, do të ketë vetëm një draft, por për çështjet ku grupet nuk bien dakord do të shkohet me dy opsione në Komisionin e Posaçëm Parlamentar. Zgjidhjet teknike i japim ne, po nëse është e pamundur të biem në konsensus do e kenë ata (Komisioni i Posaçëm Parlamentar) topin në lojë”, u shpreh Ibrahimi.

9 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore