PD denoncon: 10 mijë persona hiqen nga ndihma ekonomike‏

Jorida Tabaku 29 dhjetorDeputetja  e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka vijuar akuzat ndaj qeverisë Rma, duke thënë se për vitin e tretë në radhë, qeveria po i zhyt shqiptarët në skamje ndërkohë që abuzimet milionëshe në tendera, dogana, tatime e koncesione vazhdojnë. Sipas saj,  Edi Rama po i faturon përditë shqiptarëve faturën e 40 miliardë lekëve të pa grumbulluara në buxhetin e shtetit, duke i rritur taksat dhe duke ua bërë jetën burg ndërkohë që mëkëmbësit e tij vazhdojnë të abuzojnë çdo ditë me paratë e qytetarëve.

“2500 familje hiqen nga ndihma ekonomike, ndërkohë vetëm në dhjetor 5 miliardë e 539 milionë lekë përfitojnë nga tenderat ministra, deputetë dhe klientë të pushtetit. Për vitin e tretë në radhë, qeveria po i zhyt shqiptarët në skamje ndërkohë që abuzimet milionëshe në tendera, dogana, tatime e koncesione vazhdojnë.

Edi Rama po i faturon përditë shqiptarëve faturën e 40 miliardë lekëve të pa grumbulluara në buxhetin e shtetit, duke i rritur taksat dhe duke ua bërë jetën burg ndërkohë që mëkëmbësit e tij vazhdojnë të abuzojnë çdo ditë me paratë e qytetarëve. 2500 familje janë hequr nga listat e ndihmës ekonomike për të bërë të mundur shpenzimet e luksit, e fasadat e ministrive.

Pra, 10 mijë shqiptarë jetojnë në gjendje të mjeruar ndërkohë që oborri luksoz i qeverisë ka marrë 5.5 miliardë lekë tendera. Sot, pensionistët numërojnë çikërrimat që u kanë mbetur ndërkohë që kryeministria për të mbuluar rritjen me 10% të shpenzimeve për argëtime dhe luks qeveritar ka vendosur t’i gënjejë ato me 2000 lek që nuk mjaftojnë as për të shpenzimet normale për fundviti.

Studentët duhet të shtrëngojnë akoma më shumë rripin e tyre për të paguar tarifa më të larta universitare për të paguar luksin e qeverisë.

Qeveria solidare, me fondin më të ulët për shtresat në nevojë vazhdon përsëri të reduktojë numrin e familjeve që përfitojnë, ndërkohë që përftimet janë të pafundme për tatimorët e doganorët që kanë krijuar mosrealizimin më të madh të të ardhurave ndonjëherë prej 40 miliardë lekë. Shqiptarët e varfër dhe ato të ndershëm, tatohen sot më shumë, familjet e varfra përfitojnë sot më pak, të pamundurit sot janë shtuar në numër, e të rinjtë po rendin të largohen nga ky vend” tha Tabaku.

29 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.