Zgjedhjet në Spanjë, pritet nisja e bisedimeve për koalicion

spain-m_3531775bSpanja duket se po përballet më pasiguri politike, pasi dy lëvizjet e reja, partia e ekstremit të majtë dhe partia liberale Ciudadanos kanë arritur të marrin një të tretën e vendeve.

Partia e ekstremit të majtë Podemos dhe ajo liberale e Ciudadanos arritën rezultate të kënaqshme, ndërsa partia konservatore humbi shumicën e saj. “Spanja nuk do të jetë më e  njëjtë dhe ne jemi shumë të lumtur”, tha kreu i  Podemos, Pablo Iglesias.

Partia konservatore e kryeministrit Mariano Rajoy dhe socialistët kanë alternuar drejtimin e qeverisë për më shumë se tre dekada. Palët tani duhet të fillojë negociatat për të formuar një koalicion, pasi konservatorët nuk kanë shumicën për të qeverisur.

Partia Konservatore  ka 28.72% të votave, socialistët 22.01%,  Podemos 20,66% dhe Ciudadanos 13,93%.

21 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.