BERZH: Lufta kundër informalitetit, mundësi për uljen e taksave

BERZH- keshilli i InvestimevePeter Sanfey

Rezultati – Duke treguar benefitet e masave kundër informalitetit, ka mundësi për t’i reduktuar edhe më shumë taksat

Operacioni kundër informalitetit merr mbështetjen e BERZH-it. I pranishëm në mbledhjen e fundit të Këshillit të Investimeve, Peter Sanfey, drejtor i sektorit ekonomik në BERZH, tërhoqi vëmendjen se “Informaliteti nuk është problem vetëm në Shqipëri, por në të gjitha ekonomitë e tregut”. Sipas drejtorit të BERZH-it, ka nevojë për një platformë të qartë qeveritare me afate kohore dhe objektiva të matshëm me përfshirjen e të gjithë aktorëve. “Duke treguar benefitet e masave kundër informalitetit dhe matur arritjet, ka mundësi për të reduktuar edhe më shumë taksat pa prekur nivelin e të ardhurave në buxhet”, tha Peter Sanfey. Ndërsa zv/president i Shoqatës së Investitorëve të Huaj, Dietlof Mare, nënvizoi domosdoshmërinë e thjeshtëzimit të procedurave dhe edukimit të vazhdueshëm të taksapaguesve, por edhe të tatimorëve. “Reduktimi i informalitetit do të kontribuojë në klimën e biznesit dhe ekonominë në tërësi”, tha Gazmend Kadriu, zëvendëspresident i Shoqatës Shqiptare të Bankave. Ndërsa ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ndër të tjera, tha se qeveria po planifikon të hartojë një strategji dyvjeçare për informalitetin.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.