Mirela Ferracaku deputetja më e re e Kuvendit, merr vendin e Mark Frrokut

Mirela Ferracaku ne KuvendMirela Ferracaku është deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë. Pasi KQZ i ka dhënë mandatin në vend të Mark Frrokut i cili nuk është më deputet pasi po htohet nga drejtësia për një krim të kryer në Belgjikë në vitin 1999,  Ferracaku është betuar sot në Parlament, ku do të përfaqësojë subjektin e Partisë Kristian Demokrate.

Por zëvendësimi i mandatit të Frrokut ka pëplasur opozitën me mazhorancën. Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se bëhet fjalë për një rast të pashembullt më parë dhe se për këtë duhej marrë mendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Kushtetuta përcakton mbarimin e mandatit kur kemi një vendim të formës së prerë prej gjykatës. Deputeti Mark Frroku ka dhënë dorëheqjen dhe zëvendësuesi i tij, Arben Frroku është i dënuar, por Kushtetuta përcakton se deputeti duhet të marrë njëherë mandatin pastaj t’i hiqet ai. Pra kemi të bëjmë me një rast të pashembullt më përpara dhe kjo çështje kërkon interpretim kushtetues. Kur e merr? Si e merr dhe kur mbaron?”, tha Bylykbashi.



Taulant Balla replikoi duke deklaruar se bëhet fjalë për zbatim të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me shumicë votash ka miratuar zëvendësimin e deputetit Mark Frroku, me pasuesen e listës shumëemërore të Partisë Kristian Demokrate.

Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi tha se me shumicë votash, komisioni vendosi t’i japi mandatin e deputetit të kuvendit të Republikës së Shqipërisë kandidates së radhës në listën shumëemerërore të Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë Qarku Shkodër Znj.Mirela Ferracaku.

17 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.