BËNI SI THEM UNË, JO “SI U BËRA UNË”

ARBEN MANAJ

Arben ManajKur Erion Veliaj ishte ministër në kabinetin e Ramës dhe ishte përpara zgjedhjeve lokale, në Londër, në një takim me studentë shqiptarë e të huaj të një universiteti të njohur të Anglisë, bashkë me një mikun tim shumë të mirë, i djathtë me bindje politike, në mbarim të prezantimit të Veliajt, dhe pas takimit tonë të parë, të të dyve, me Erionin, tha shumë sinqerisht e pastër: Ne në PD, nuk kemi një të tillë kaq elokuent e të zotë si Erioni!

M’u kujtua ky detaj, teksa lexoja për replikën mes Dash Pezës dhe Bashkim Finos për atë, nëse një kryetar bashkie do të duhet të ndërpresë mandatin, nëse zgjidhet kryetar partie. Kjo replikë, në esencë, do të ishte naive të mos besohet se lidhet me emrin e përveçëm të Erion Veliajt, dhe pritshmërinë se ai ka më shumë shanse të jetë, kurdoqoftë, edhe kryetar i Partisë së tij, nën shembullin e Edi Ramës dhe Lul Bashës. Jo domosdoshmërisht, por nëse bëhet, nisur nga pozicionimi i tij, padyshim edhe kryeministër, në qoftë se fiton partia e tij zgjedhjet parlamentare. Dhe këtu fle lepuri.

Më habit qëndrimi i Finos, një ish-kryetar bashkie, që mbërriti në postin e Kryeministrit, pa kaluar nga partia ose posti i kryetarit, edhe pse në atë periudhë kur i ndodhi atij mrekullia, partia e tij ishte pa kryetar ose me kryetar në burg. Parimisht, kjo ide është paragjykuese në rastin më të pakët, dhe konceptualisht jo demokratike, në rastin më të pafat. Çdo njeri nuk ka përse të kufizohet në të drejtën e tij universale, për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Në fund të fundit, çdo dilemë merr përgjigje dhe shfajësohet, nëse ajo vjen përmes vullnetit të shprehur dhe të pakontestuar të elektoratit ose anëtarësisë. Kushdo qoftë ai ose ajo, që kalon përmes këtij procesi, si në pushtetin lokal dhe atë qendror apo edhe në proceset përzgjedhëse përmes sistemit brilant “një anëtar, një votë” në kontekstet partiake, ka autoritetin dhe moralin e padiskutueshëm për të drejtuar partinë dhe qeverinë, në rast se fiton. E kundërta, do ishte jonormale.

Pozicionimi anti-Veliaj i Finos nënkupton një parehati sikletosëse në radhët e jo pak të ashtuquajturve “senatorë”, që këto vite, u kanë dëshmuar se ata do të jenë të rëndësishëm, por jo vendimtarë dhe të pazëvendësueshëm, si dikur, në një parti që fatmirësisht dhe dialektikisht, sjell prurje të reja moshore dhe intelektuale, profesionistësh të arsimuar në Perëndim, të cilat shihen si kërcënim për një pjesë të tradicionalëve.

Të më ndjejë Erjon Veliaj, nëse e marrim si shembull, edhe unë edhe Fino, më parë, për një gjë që është hipotetike dhe ndoshta edhe mund të mos e ëndërrojë një post të tillë, sipas shembullit të Edi Ramës, edhe pse, në parantezë, personalisht do të isha pro një lëvizjeje të tillë, për shumë arsye.

Por mbi të gjitha do të isha inkurajues, për vizonin dhe energjinë që gjeneron si individ, pozicionim që do t’i garantonte Partisë Socialiste një vazhdimësi dhe stad akoma më të avancuar në socialdemokracinë perëndimore. Janë disa arsye dhe rrethana, që logjikshëm, nuk do duhej ta frenonin atë ose edhe çdo të zgjedhur në pushtetin vendor në rrethet më të mëdha të vendit, sidomos dhe kjo për një arsye specifike, që i japin atij dhe atyre, kushdoqofshin, avantazhe në këtë garë.

Në rastin e Erion Veliajt, ashtu edhe të Lul Bashës ose edhe Voltana Ademit e Vangjush Dakos, të qenët bashkiak ose kryebashkiak, por sidomos në Tiranë, nisur nga madhësia dhe numri i popullsisë dhe halleve qe administron, është një lloj kryeministri në vetvete. Është një përvojë e jashtëzakonshme menaxhimi, aq e nevojshme, siç ka treguar edhe përvoja e kohëve të fundit për të drejtuar kryeqytetin, por edhe Shqipërinë. Këtë përvojë politike, në moshë kaq të re, argumentueshëm, kush më shumë e më mirë e kush më pak, e ka Rama, por edhe Basha, padyshim. Në fund të fundit, kjo është një përvojë që e has edhe gjetiu.

Në Kanada kemi një kryeministër si Justin Trudeau, i datëlindjes 1971, krahasuar me 1979-n të Erion Veliajt. Në Londër p.sh, Boris Johnson, kryetari aktual i bashkisë, pritet të jetë njeriu më i rëndësishëm i konservatorëve, kur Cameron nuk do të konkurrojë më për kryeministër, si kryetar i Partisë Konservatore në 2020.

Andaj, nëse ka konkurrim të drejtë dhe të ndershëm mbi bazë platformash dhe idesh, që Erion Veliaj ka treguar se është disa hapa të tjerëve në kësi rastesh, do ta kuptoja sikletin e një pozicionimi parapritës të artikuluar nga Fino, që kurrë nuk do të besoja se po përdoret si delfin nga dikush tjetër. Dhe ky dikush tjetër, nuk mendoj kurrën e kurrës se mund të jetë Rama, pasi Fino nuk është Kokëdhima, me sa di unë. Keqardhja vjen nga fakti se Fino vetë, ka qenë kryetar bashkie dhe Kryeministër, dhe në një moshë mjaft të re.

E ndërsa Fino ka të drejtë në kufizimin e mandatit të kryetarëve të bashkive në dy të tillë, sanksionimi i mosqenies kryetar bashkie ose lënies së këtij posti, nëse bëhesh kryetar i një partie parlamentare dhe meqë përmendet Veliaj, i bie një partie që ka shanse më shumë se të gjitha të tjerat për të qeverisur Shqipërinë, bashkë me PD-në ose edhe LSI-në, pra, ky sanksionim u heq mundësinë të tjerëve, duke i paragjykuar të jenë edhe kryeministra të vendit, si dikur vetë Fino, pa kaluar nga shtegu i kryetarit, e që e paragjykuan shumë në atë botë, por që me meritë, arriti t’i zhgënjejë skeptikët e vet, siç po zhgënjen vetë Fino, sot ata që ishin mbështetës të tij “në kohën e kolerës” shqiptare.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

6 Comments
  1. lexues says

    Pa dashur qe ti hyje ndonje polemike me mendimet qe shpreh autori i ketij shkrimi, mendoj se liderin politik nuk mund ta vleresosh vetem per “elokuencen” e tij e te mos shohesh tek cilido lider, veprimtarine e tij jetesore e politike te gjithaneshme.
    Elokuenca ka qene gjithmone mjet i populistit, e populistet shpesh here jane kthyer ne diktatore.
    Jane veprat ato qe e portretizojne cilesine e liderit e jo fjalet e bukura.
    Nga ana tjeter, nuk me duket fort bindese ideja se cdo energji paskej kahje pozitive.
    Eshte e provuar ne natyre e ne shoqeri se ka energji me kahje pozitive e negative

  2. il says

    Ja paska lyer mire rroten ketij Mënajt , velo hajduti !

  3. Lirije says

    Tiranes po i kthehet fytyra,,,, por fshataret e shumte qe e kane populluar e kane te veshtire te mesohen.,,,
    Ah sa mire do ishte te kishim dhe ca te tjere si Veliaj te shkolluar ne perendim …

  4. Gerti says

    Per ca nuk ka “nje si Veliaj” ne PD? Se qofte Veliaj qofte Luli jane aty ku jane sot si servilat e kryetareve, as per platforme, as per ide as per qendrime. Nese duhet te flasim per problemin e kryetareve te partive, si jane e si mund te zgjidhen, duhet te flasim pikerisht per pamundesine e tyre per tu zgjedhur nepermejet zgjedhjeve demokratike.

    Ndersa nese Erioni mund te fitonte ndershmerisht garen per kryetar partive vete, mjafton te shohesh zgjedhjet lokale ku do 13 PERQIND me pak se koalicioni i tij. Me pak fjale, e urrejne dhe te tijet. Pse? Se eshte thjesht sekser i Rames ne qeveri e bashki, qe firmos kontrata per llogari te ketij te fundit.

  5. Sokoli says

    Eeeee Malaj or Manaj , te ka emeruar keshilltar te medias Erjoni. I ka qejf ato te perendimit ai . Po me topin si do tja besh apo do ti mbash te dyja? Qingji i mire pi dy nena. Ahhh te shkretet ne ,ju mbushni xhepat ne varferohemi,, per 2 or 3 muaj besoj do te vish te jetosh dhe punosh me mikun tend te parave Erjonin. Mos harroni te na veni foto te parave ne FB.
    Mjer shqiptaret e shkrete ca pasurohen , ca varferohen. Ty te lumte me te dy.

  6. Tanfieraku says

    Po Ku e Njohni Manajn ju! Pjerdh ai per leke!!!
    Se eshte I pasur ndaj nuk e ruan

Comments are closed.