Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Akuzat e PD, Rakip Suli: Që kur u zgjodha deputet, nuk zhvilloj më biznes privat

suliDeputeti i Partisë Socialiste, Rakip Siuli ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, sipas të cilës godina që ky i fundit ka në autostradën Tiranë-Durrës, Aurora Grup, është marrë me qira nga OSHEE dhe për një kat në këtë godinë, Suli merr nga OSHEE miliona lekë në muaj.

Përmes një reagimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Suli sqaron se përpara se të zgjidhej deputet, në vitin 2013, ka bërë ndarjen e mandatit parlamentar me biznesin privat  ka pasur dhe prej atëherë nuk ka aksione në biznes privat.

Reagimi i plotë i Sulit në Facebook

[caption id="attachment_102007" align="aligncenter" width="468"]rakip suli Deputeti socialist Rakip Suli[/caption]

Lidhur me akuzat që Partia Demokratike më ka adresuar sqaroj publikun se:

Së pari, në zbatim të ligjit dhe Kushtetutës, unë Rakip Suli, përpara se të zgjidhesha deputet, në vitin 2013, kam bërë ndarjen e mandatit tim parlamentar me biznesin privat që kam pasur. Prej atëherë unë nuk kam aksione dhe nuk zhvilloj biznes privat, pra nuk kam asnjë konflikt ligjor me aktivitetin privat që zhvillon biznesi të cilin citon deklarata e PD.

Së dyti, në respekt të publikut dhe të së vërtetës, sqaroj se biznesi që unë kam drejtuar përpara vitit 2013, (Aurora Group), ka pasur kontratë qiraje edhe gjatë viteve të qeverisjes së PD (kopja bashkëngjitur) dhe madje me qira dyfish më të lartë sesa kontrata e fundit e cituar në akuzën spekulative të bërë nga PD.

Së treti, për transparencë publike sqaroj se ne dijeninë time, qiraja që kompania “Aurora Group” ka marrë në kontratë me OSHEE është 3.5 euro / metër katrorë në muaj, qiraja më minimale në praktikat e qerasë dhe si vlerë mujore është dyfish më e ulët sesa vlera e veshjes luksoze e zyrtares së PD e cila lexoi akuzat spekuluese ndaj meje.

Së fundi, në respekt të publikut dhe integritetit parlamentar ftoj kolegët e Partisë Demokratike që përpara se të akuzojnë le të verifikojnë faktet dhe le të ushtrojë çdo instrument ligjor që ka në dispozicion për të mos lejuar të bjerë pre e informacioneve të pasakta, spekulative dhe denigruese ndaj një kolegu vetëm për shkak të pikëpamjeve të ndryshme politike. Unë si deputet shprehem i gatshëm t’i ofroj çdo kolegu në parlament, përfshirë atyre të opozitës, çdo dokument zyrtar që vërteton deklaratën time të mësipërme, siç kërkoj nga opozita të tregojë të njëjtën sens përgjegjësie si në rastin tim ashtu edhe në raste të tjera të ngjashme.

14 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore