Media londineze: Moskës i mungojnë provat ndaj Erdogan

erdogan-putinNjë ditë pasi Presidenti turk iu kundërpërgjigj akuzave të radhës të bëra nga Kremlini, duke thënë se dhe Ankaraja posedon fakte mbi tregtinë e naftës që Moska ka kryer me IS-in, Rusia ofroi ato që i përshkruan si “prova” në mbështetje të pretendimeve të Vladimir Putinit se Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe familja e tij kanë përfituar nga kalimi i paligjshëm i naftës së shtetit islamik në Turqi. Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë paraqiten disa pamje satelitore, ku shihen kamionë cisternë të mbushur me naftë, që nisen nga një zonë e kontrolluar nga IS-i në Siri e të, kalojnë pikën kufitare të Reyhanli-t pa iu nënshtruar asnjë kontrolli nga pala turke. Lajmin e përcolli gazeta britanike “The Independent”, e cila thekson se zyrtarët rusë nuk sqaruan megjithatë, cila është prova direkte që zotërojnë e që lidh familjen e Erdogan-it me trafikun e “arit të zi”. Akuzat e rënda të Moskës, Ankaraja i hedh poshtë me forcë, e madje Erdogani u shpreh i gatshëm të jepte dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit nëse pretendimet ruse vërtetohen. Por, informacione për furnizime me naftë në Turqi nga zonat e kontrolluara prej grupit të dhunshëm ekstremist, ka pasur prej kohësh.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.