Iraku kërkesë Turqisë për tërheqjen e trupave nga Mosuli

irakIraku i ka kërkuar Turqisë të tërheqë trupat e dërguar në zonën pranë qytetit verior të Mosulit. Vendosja e trupave është cilësuar nga kryeministri iraken, Haider al-Abadi, si shkelje serioze e sovranitetit të Irakut.

Rreth 150 ushtarët turq janë vendosur në qytetin Bashiqa për të trajnuar forcat kurdo-irakene. Turqia ka marrëdhënie të ngushta me rajone autonome kurde në Irak, ndërsa forcat kurdo-siriane shihen si armiq. Mosuli ka qenë nën kontrollin e Shtetit Islamik, ISIS qysh prej vitit të shkuar.

Këtë javë Britani nisi sulmet kundër ISIS, ndërsa parlamenti gjerman votoi pro nisjes së sulmeve, duke ofruar mbështetje ushtarake.

5 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.