Kajro, bombë në lokal nate, raportohet për 16 të vdekur (Video)

Kajro 1Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur dhe 5 janë plagosur nga një shpërthim i ndodhur në një lokal nate në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.

Mediat lokale bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e quajtur Agouza, e cila ndodhet në qendër të qytetit.

Kajro 2Sipas burimeve paraprake të policisë, mësohet se bombat molotov janë hedhur nga dy ish-punonjës të lokalit që ishin shkarkuar nga puna më parë.  Ka qenë pronari i lokalit ai që ka akuzuar dy ish-punonjësit e tij.

Kajro 3Sipas autoriteteve lokale, pjesa më e madhe e viktimave janë punonjës të lokalit. Agjencia “Mena”, raporton se “tre persona në bordin e një motori, kanë lëshuar bombat molotov, që kanë shkaktuar një zjarr të fuqishëm në lokal, pastaj janë larguar”.

Faqja e gazetës “Alyoum 7”, ka publikuar fotot e para të sulmit dhe një video ku shihet lokali nga jashtë në flakë. Lokali është shkatërruar plotësisht.

4 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.