ISIS, parlamenti gjerman i thotë “po” sulmeve ajrore

sulmet kunder isisEdhe Gjermania i bashkohet luftës kundër ISIS. Pas Britanisë, parlamenti gjerman i ka thënë “po” nisjes së sulmeve ajrore kundër terroristëve islamik të ISIS.

Vendimi i marrë vjen pas thirrjes së bërë nga Franca, për shkak të sulmeve të ndodhura në Paris më 13 nëntor.

Mirëpo, bëhet e ditur se Gjermania do të jetë e kujdesshme në luftën kundër ISIS, pasi nuk do të përfshihet drejtpërdrejt në sulme, por do të ofrojë shërbime.

Rreth 1200 ushtarë gjermanë pritet të vendosen në rajon, në gatishmëri për sulm ndaj terroristëve të Shtetit Islamik.

4 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.