ISIS kërcënon Londrën: Jeni objektivi ynë i ardhshëm

britaniaISIS ka kërcënuar se Britania do të jetë objektivi i tyre i ardhshëm. Shkak për këtë vendim duket se është bërë nisja e sulmit nga Britania kundër Shtetit Islamik.

 

Kështu raporton CNN, sipas të cilit alarmi vjen nga 007 amerikanë dhe europianë. Kërcënimin mbërrin pas “OK”-it të Dhomës së deputetëve, e cila ka miratuar nisjen e sulmeve ajrore të Londrës në Siri kundër Shtetit Islamik.

Anëtarët e ISIS-it në Siri dhe Irak, kanë vënë kështu në shënjestër Britaninë e Madhe. Nuk dihet deri tani nëse kërcënimi është në një të ardhme të afërt ose jo. Ndërkohë sulmet e para ajrore angleze kundër xhihadistëve të Kalifatit kanë filluar tashmë.

Bilanci i parë flet për gjashtë objektiva të goditur në lindje të Sirisë në kufi më Turqinë, , ku gjenden tubacionet naftësjellëse të Omarit, që sipas autoriteteve angleze furnizojnë 10% të të ardhurave që ISIS-i  merr nga “ari i zi”.

4 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.