Rrëzimi i avionit, Putin: Turqia do të pendohet për atë që bëri

Vladimir PutinPresidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se rrëzimi i avionit ishte një gabim i madh dhe ka kërcënuar Turqinë se do të pendohet për këtë që ka bërë.

Në një fjalim të transmetuar direkt nga televizioni kombëtar rus, Putin ka paralajmëruar se hakmarrja ndaj Turqisë do të vazhdojë dhe sanksionet ekonomike janë vetëm fillimi i shumë masave që do të ndërmerren.

“Ne do tu kujtojmë atyre se çfarë kanë bërë dhe ata do të pendohem për këtë veprim të marrë”, është shprehur Putin.

Ai ripërsëriti edhe njëherë se Turqia është mbështetëse e ISIS.

Mirëpo, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan vijon të këmbëngulë se avioni rus preku hapësirën turke dhe pilotët janë paralajmëruar disa herë nga forcat ajrore.

3 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

1 Comment
  1. RENATO HEBEJA says

    Po ca beni si pula ju o turq,ju ben kercenim nje me dy putini do ju bej kete e do ju bej ate dhe ju vetem mbroheni me fjalet shkelet hapesiren ahrore i paralajmeruam e keto budalleqe keto i dine te gjithe i di Putini,i di gjithe bota kthehuni dhe ju provoje dhe nje here i thuaj shkele prape se te njejten fat do pesosh,askush nuk mund te kercenoje askend qe mbron atdheun e tij soipas ligjit te shtetit te tij dhe konventave nderkombetare,Rusia ben zhurme komuniste vetem eshte nje zero para jush dhe nje zero me bisht para NATOS-

Comments are closed.