Masakra në SHBA, dyshohet që vrasësi të ishte “radikalizuar”

Sayd Farook
Syed Rizwan Farook, një nga vrasësit e dyshuar në San Bernardino

Ka mundësi që Syed Rizwan Farook, një nga dy vrasësit e masakrës (më pas të ekzekutuar nga policia) të ndodhur në qendrën për persona me aftësi të kufizuar të San Bernardinos në Kaliforni, ishte “radikalizuar”.

Kështu pohojnë burime të FBI-së për televizionin CNN, duke shpjeguar që burri ishte në kontakt telefonik dhe në rrjetet sociale me më shumë se një subjekt të lidhur me terrorizmin ndërkombëtar. Ndërkohë militantë të mundshëm të ISIS-it, kanë festuar në ueb me hashtagun #America Burning (“Amerika digjet”).

Makina
Makina e vrasësve të dyshuar rrethuar nga forcat speciale amerikane

Radikalizimi i Farook, shpjegojnë të njëjtat burime hetimore, mund të ketë lidhje me motive të tjera për të ndezur një grindje që ka shkaktuar më pas masakrën. Ndërkohë ekstremistët kanë shkruar mesazhe të ndryshme në ueb të gjitha në arabisht. “Tri luanë na bënë krenarë. Rrugët e Kalifornisë janë plot me ushtarë me armë të rënda, Amerika po digjet”.

Sakaq, keqfunksionimi i një telekomande ka shmangur shpërthimin e një “tubi-bombë” mbi vendin e masakrës në San Bernardino.

San Bernardino
Persona të mbijetuar nga masakra në Kaliforni

Kështu u shpreh shefi i policisë lokale. Në shtëpinë e dy vrasësve (burrë e grua, që u ekzekutuan nga policia), janë gjetur 12 bomba të tilla, së bashku me një arsenal të vërtetë armësh, mes të cilëve është 5 mijë plumba.

3 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.