Masakra në Kaliforni, Obama: Ndoshta është terrorizëm

Obama“Nuk e dimë akoma arsyen e këtij sulmi të tmerrshëm”. Kështu është shprehur Barack Obama mbi masakrën kundër personave me aftësi të kufizuar në San Bernardino në Kaliforni.

“FBI-ja po heton, – ka shtuar presidenti amerikan, – por duhet të bëjmë më shumë për të parandaluar ngjarje të tilla dhe të gjithë duhet të bëjmë diçka për ta bërë më të vështirë blerjen e armëve”.

“Ngjarja mund të ketë lidhje me terrorizimin, – vazhdoi Obama. – Por është e mundur të ketë lidhje edhe me një grindje mbi vendin e punës”, – theksoi ai, duke siguruar se amerikanët se gjithçka do të zbardhet. “Do t’i shkojmë deri në fund çështjes dhe do të jemi vigjilentë”.

3 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.