Rusia: Turqia biznes me ISIS-in për naftën. Reagon Erdogan

RusiPresidenti turk Rexhep Taip Erdogan “dhe familja e tij”, përveç “autoriteteve të larta politike” të Turqisë, “janë përfshirë në biznesin kriminal” të trafikut të paligjshëm të naftës të ardhur nga territoret e pushtuara nga ISIS-i në Siri dhe Irak.

Kështu është shprehur sot në një konferencë për shtyp zv/ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Anatoli Antonov, sipas të cilit, të ardhurat e këtij trafiku, shkojnë deri në 2 miliardë dollarë në vit.

Antonov e ka cilësuar Turqinë si “konsumatorin kryesor të kësaj nafte të vjedhur nga pronarët e ligjshëm të Sirisë dhe Irakut”.

Rusi 1Rusia thekson se ka individualizuar tri rrugë përmes të cilave nafta e ISIS-it arrin në Turqi. “Janë individualizuar, – ka thënë Sekretari rus për Mbrojtjen, Serghiei Rudskoi, – tre rrugë kryesore për transportin e naftës drejt territorit turk në zonat e kontrolluara nga formacionet e banditëve në Siri dhe Irak”.

Rudskoi ka vënë pastaj theksin te ndërhyrja ushtarake ruse në Siri, ku avionët luftarakë kanë shkatërruar burimet e trafikut të paligjshëm të naftës nga ana e ISIs-it.

Sipas tij, të ardhurat kanë zbritur “në harkun e dy muajve”, nga 3 milionë dollarë në ditë, në 1.5 milionë.

“Në muajt e fundit, – shtuar ai, – pas sulmeve ajrore të aviacionit rus, janë shkatërruar 32 rafineri të naftës, 11 impiante petrokimie, 23 komplekse për pompimin e naftës dhe 1.080 autocisterna”.

Por ka qenë e menjëhershme replika e presidentit turk, Erdogan. “Asnjë nuk mund të mashtrojë kundër Turqisë mbi blerjen e naftës nga organizata terroriste Daesh, – ka thënë Erdogan. – Në momentin që do ta provojnë një gjë të tillë, jap menjëherë dorëheqjen, siç duhet të bëjnë ata që nuk mund t’i provojnë këto akuza”.

2 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

1 Comment
  1. ESSESI... says

    Turqia eshte pjese e se keqes boterore, qe po perjeton enderren e vdekur neo-otomane per nje kalifat boteror….Amerikanet me zgjedhjen e hibridit gjysma-gjel, kane demtuar lidershipin boteror te kesaj superfuqie sa qe roli i saj ne bote ka rene ne menyre te frikshme…”Dashurite” e dukshme turko-amerikane, dhe ato te padukshme me vende si Irani, ngjajne si re te zeza mbi qiejt e Europes…Kjo ide per te shperbere Europen ,ketyre vendeve do ju kthehet ne nje enderr te keqe ,sepse EUROPA eshte Bota, dhe anasjelltas…

Comments are closed.