Kaliforni, masakër në një qendër sociale, të paktën 14 viktima

_87005139_inlandbldg
Godina ku ka ndodhur ngjarja

Vendi i ngjarjesRreth 14 persona raportohet që të kenë gjetur vdekjen nga një breshëri të shtënash në Kaliforni. Masakra ka ndodhur në një qendër që kujdeset për personat me aftësi të kufizuar, në San Bernardino.

BBC raporton se Departamenti i Shërbimit Zjarrfikës, thotë se në godinë janë të paktën 14 viktima, të cilët kanë mbetur nga të shtënat me armë dhe se po punohet për të sqaruar ngjarjen dhe rrethanat e krimit makabër.

“Është akoma një ‘skenë shumë aktive’ dhe policia po përpiqet që të sigurojë ndërtesën”, tha një zëdhënës i policisë së San Bernardino. Mund të jenë tre persona të armatosur shumë rëndë dhe ka mundësi që të kenë veshur jelekë antiplumb dhe me maska në fytyrë. Pasi kanë kryer masakrë, autorët dyshohet se janë larguar në bordin e një makine fuoristradë ngjyrë të zezë.

Polica ende nuk e ka konfirmuar numrin zyrtar të viktimave. Një gazetar lokal raporton se njerëzit janë evakuuar nga Qendra Rajonale Inland.

2 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.