Kuvendi rrëzon kërkesën e PD për mandatin e Leskajt: Luftë politike

Valentina LeskajKuvendi ka hedhur poshtë me 72 vota kërkesën e Partisë Demokratike për mbarimin e mandatit të deputete socialiste, Valentina Leskaj. 40 deputetë kanë votuar pro heqjes së mandatit të Leskajt, 72 kundër dhe 3 abstenim.

Kërkesa e PD ishte depozituar pak kohë më parë në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit me pretendimin se Leskaj është në konflikt interesi, pasi djemtë e saj biznesmenë kanë përfituar tenderë nga qeveria.

Në fjalën e saj nga foltorja e kuvendit, Leskaj e cilësoi kërkesën e PD një luftë politike pa kritere ligjore, pa asnjë themel ligjor, një sulm ndaj saj dhe familjes së saj. Leskaj ka këmbëngulur se nuk ka asnjë konflikt interesi me mandatin e saj, ndërsa ka akuzuar PD se kanë shpikur gjëra të pavërteta dhe pa asnjë referencë ligjore për të goditur familjen e saj.

“Kjo është një luftë politike pa kritere ligjore, pa asnjë themel ligjor. S’ka asnjë konflikt interesi në mandati tim. E keni qepur në mënyrën më të shëmtuar kërkesën tuaj. Por ai që ka të drejtë nuk ka nevojë të shmangë ligjin. Ju kishit nevojë për të pavërteta për ta bërë të besueshëm sulmin politik ndaj meje. Nuk keni asnjë shans të më gjeni mua në papajtueshmëri me mandatin tim, pasi unë nuk do t’ia lejoja kurrë vetes që pas 45 vitesh punë ju të më gjenit mua ndonjë gjë. Ju duhej një alibi për të përligjur goditjen për të qepur një kërkesë, të cilën më mirë të thuash e keni arnua”, tha Leskaj.

26 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.