PR, Begeja: Nisma e qeverisë antikushtetuese

Kontestojnë draftin, republikanët gati amendamentet

PRONAT_1Për Partinë Republikane, drafti i qeverisë për pronat është në kundërshtim me nenin 41 të Kushtetutës. “Ky p/ligj nuk zgjidh problemin e pronarëve legjitimë, por kërkon të zgjidhë hallin e qeverisë nëpërmjet një shpronësimi dhe mashtrimi të ri.

Ai fundos përfundimisht edhe ato pak të drejta të fituara deri më sot nga pronarët dhe hedh poshtë konceptet mbi të cilat janë miratuar të gjitha ligjet gjatë këtyre 25 vjetëve nga Kuvendi i Shqipërisë”, tha ish-deputeti Maksim Begeja. Sipas tij, nga çasti i miratimit të këtij ligji, asnjë pronari nuk do t’i kthehet fizikisht prona e tij edhe kur ajo është e lirë. “Nisma nuk shoqërohet nga asnjë faturë financiare, por vendos aforfe vetëm një fond kompensimi prej 500 milionë USD për 10 vjet. Ky fond nuk përfaqëson vlerën reale të pronës së pakthyer apo kompensuar deri më sot. Kjo vlerë realisht është mbi 30 miliardë euro”, shtoi Begeja. Toka për kompensim do të trajtohet me status ligjor që ka pasur në kohën e sekuestrimit, pra atë të vitit 1945 dhe ky akt përbën shpronësim apo konfiskim të pasurisë nga një autoritet administrativ pa një vendim gjyqësor. PR-ja bën të ditur se nëpërmjet deputetëve të saj në Parlament, do të paraqesë në Kuvend amendamente për këtë p/ligj.



©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.