Sozia e Miley Cyrus është një kameriere 21 vjeç

Mardee Shackleford, një kameriere kaliforniane 21 vjeç, është bërë fenomen në rrjetet sociale, dhe tashmë është shumë e njohur për mediat. E gjitha falë ngjashmërisë me Miley Cyrus. Mardee Shackleford 1Ngjashmëria është impresionuese. Ajo vazhdimisht ndalohet në rrugë, në restorant, madje edhe në makinë, ku shumë persona duan që të bëjnë një fotografi me 21-vjeçaren. Babai i Miley Cyrus, Billy Ray Cyrus, e ka ndaluar Mardee Shackleford për të bërë një selfie me kopjen e vajzës së tij. Mardee Shackleford 2Faqja e tij e Instagramit ndiqet nga shumë persona dhe fotografia mund të ngatërrohet lehtësisht me atë të yllit të popit. Mardee Shackleford 3E ngatërrojnë me artisten që kur ishte 14 vjeç, e që kur ka qenë në mode seriali “Hannah Montana”. Kur ishte 17 vjeç, vendosi që të ndryshojë pamjen, në mënyrë që ngjashmëria të jete edhe më e madhe me Miley Cyrus.Mardee Shackleford 413 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.