Rama: Reformat e sotme po bëhen në emër të së ardhmes

Edi Rama 3Në një aktivitet të mbajtur gjatë turit të PS-së në Lezhë, me temë “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, kryeministri Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që anëtarësohen pranë Partisë Socialiste, për ta zgjeruar me tej këtë forcë politike. Ai tha se qytetarët  e besuan me 23 qershor për të bërë ndryshime madhore në Shqipëri. Sipas Ramës, vazhdon debati për gjëra që duhet të ishin zgjidh shumë e shumë vite më parë.

Kryeministri garantoi se do të vazhdojnë reformat, të cilat duhet të ishin nisur kohë më parë. “Jemi në kushtet kur bëjmë debat publik e përplasemi politikisht për gjëra që duhet të ishin zgjidhur shumë vite më parë. Jemi në kushtet kur nisim një aksion për informalitetin dhe brenda 45 ditëve regjistrohen 32 mijë biznese, që nuk u hapën tani, por kanë qenë të hapura më parë. Jemi në kushtet ku duhet të përballemi me trashëgiminë e një Policie Shteti, që vetëm polici nuk ishte.

Vazhdon debati, për gjëra që duhet të ishin zgjidh shumë e shumë vite më parë. Janë gjëra që nuk duhej të digjej një gjeneratë e tyre. Kemi problem madhor më titujt e pronësisë. Njerëzit në fshat ende nuk e kanë një gjë të tillë. Në vazhdojmë të bëjmë diskutime dhe debate idiote, por  harrojmë që gjithçka që bëjmë apo nuk bëjmë, janë një kosto e madhe. Ndërtimet pa leje u kthyen në epidemi.  Kemi një ushtri të tërë të papunësh me diploma që nuk i bëjnë punë as dreqit. Investime pa fund prindërish që donin t’i bënin fëmijët e tyre inxhinierë e ekonomistë dhe që sot janë të papunë”, tha Rama.



Kryeministri Rama foli edhe për akuzat e opozitës për vjedhjen e 600 milionë eurove të Kompanisë CEZ Shpërndarja. Ai tha se akuzat nuk qëndrojnë dhe se gjyqi në arbitrazh ka qenë i humbur. Rama tha se shteti shqiptar i janë shpëtuar 802 milionë dollarë. “I shpëtuam 802 milionë dollarë. Rimorëm mbrapsht asetet sepse borxhet i kthyem në para me kontributin e qytetarëve dhe mbi të gjitha sepse zgjidhëm një problematikë të tërë, në disa aspekte që mund të na kishte kushtuar lëkurën”, tha Kryeministri.

13 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.