Leskaj: Djemtë e mi, zero para publike nga tenderët. Reagon Berisha

Valentina LeskajNënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj ka reaguar pas akuzave të opozitës për përfshirjen e djemve të saj në tenderë të paligjshëm, dke deklaruar se nuk kanë përdorur para publike për biznesin e tyre.

“Në fillim ju them se nuk mund të bëni pis familjen dhe djemtë e mi. Djali im mi ka marrë zero para publike në kompaninë e biznesit të tij. Këtu e kam fjalën për djalin e madh, një njeri model. Jam e lumtur dhe krenare për të, është 48 vjeç dhe ka që në kohën tuaj që ka hapur biznes, – tha Leskaj. – Ka dashur të marrë kredi që të bëjë një punë, mos duhet të bëjë rolin e sekserit si në kohën tuaj që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë me paratë publike akoma”.

“Të dy fëmijët e mi kanë mbaruar shkollat shkëlqyeshëm, janë model. Djali im i vogël, i cili ka studiuar 8 vjetë jashtë shtetit, ka fituar bursë në Francë dhe ka ardhur këtu dhe ka ndenjur 8 vjet pa punë se ishit ju në pushtet, – vazhdoi Leskaj. – Djali ka një një zyrë konsulence, ka aplikuar në OSHEE, por më pas u tërhoq vetë”.

Pas fjalimit të Leskajt, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha: “I takonte që të mos merrte pjesë në tendera nëse ligji e ndalohet. Janë shkelje flagrante të ligjit pas nuk ka deklaruar konfliktin e interesit. Këta thonë nuk ka faj hajduti që vjedh. Po hekurudha e kujt është. Paratë e Bankës Botërore janë paratë që merren borxha”.

12 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.