Kërkesa e PD-së për Leskajn, Këshilli e shqyrton sot

Kërkohet heqja e mandatit për koncesionin e hekurudhës

Valentina LeskajKëshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrton sot kërkesën e grupit parlamentar për heqjen e mandatit të deputetes Valentina Leskaj. Mbledhja do të mbahet para nisjes së seancës plenare. Kërkesa që u depozitua në Kuvend nga PD më 27 tetor, vjen pas koncesionit që përfitoi nga Edi Rama djali i nënkryetares së Parlamentit, me marrjen për 25 vjet të hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë, çka sipas nenit 21 dhe 24 të ligjit 9367, sjell papajtueshmërinë e mandatit të deputetes së PS-së, Valentina Leskaj. Kërkesa është bërë publike nga sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani, i cili thekson se ligji ndalon deputetët dhe familjarët e tyre ku përfshihen fëmijët në moshë madhore, që të lidhin kontratë ose nënkontratë me institucionet publike. Opozita gjithashtu ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkesën për të hequr mandatin e deputetit tjetër të PS-së, Koço Kokëdhima, për të cilën PD-ja thekson se ka përfituar fonde publike gjatë kohës së ushtrimit të detyrës si i zgjedhur ligjvënës në Kuvendin e Shqipërisë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.