
Hekurudha, PD: Koncesioni e bën të pavelfshëm mandatin e Leskajt
Partia Demokratike pritet të depozitojë në Kuvend kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetes socialiste Valentina Leskaj. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, tha ekskluziviteti që Edi Rama i dha djalit të nënkryetares së Kuvendit, nuk është vetëm një korrupsion i pastër e ndarje privilegjesh, por njëkohësisht është shkelje e rëndë e ligjit. "Ky fakt përbën shkelje flagrante të ligjit "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", i ndryshuar.
Neni 24 i këtij ligji, parashikon shprehimisht se personat e lidhur me deputetin, fëmija madhor i një deputeti nuk mund të lidhë kontratë ose nënkontratë me asnjë institucion publik. E zezë mbi të bardhë. Pika 1 e nenit 21 shprehimisht përcakton: "Asnjë individ, kur ky njësohet me një zyrtar në njërin nga funksionet e përcaktuara nga ligji (ku përfshihet edhe deputeti), nuk mund të lidhë kontratë apo nënkontratë me asnjë institucion publik". Ndërkohë pika 3 e nenit 24 parashikon se: "Ndalimet dhe kufizimet për zyrtarin, (deputetin) zbatohen edhe për personat e lidhur me të, ku sipas ligjit përfshihet edhe fëmija në moshë madhore (pika 1 e nenit 24)".
Po pavarësisht këtij ndalimi, Edi Rama ka standardin e tij të dyfishtë dhe kur vjen puna tek miqtë e tij, ligji pushon së ekzistuari. Ndaj ai lidhi kontratë me djalin e Valentina Leskajt. Nga dita që hekurudha Ballsh-Fier-Vlorë mori emrin hekurudha Leskaj, nënkryetarja e Kuvendit është në shkelje të ligjit, është në papajtueshmëri me ligjin, çdo ditë që mban mandatin, çdo ditë që paraqitet në Kuvendin e Shqipërisë.
Nga dita e dhënies së këtij koncesioni zonja Leskaj është në shkelje të Kushtetutës, ku neni 71 i saj parashikon rastin e papajtueshmërisë së mandatit.
Partia Demokratike do të paraqesë sot në Kuvend kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetes Leskaj. Partia Demokratike nuk do të lejojë shkeljen e ligjit dhe do ta çojë deri në fund këtë çështje", tha Ristani.
27 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Çfarë do të ndodhë tani me Mike Pence?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ja të 17 dekretet e Biden që do të firmosen sot për të zhbërë epokën Tru...
Historia e plotë >
'Rama deklaroi qartë se kemi të drejtë'/ Mitsotakis: Pas katër muajsh, d...
Historia e plotë >
Ç'do të ndodhë kur Covid-19 të bashkohet me virozat e vjeshtës?

Shifrat e infektimeve nga Covid/ 20% e testeve në Shqipëri pozitivë, në Kosovë 50%

Pas vendimit për shkollat/ Ministria: Më 1 shtator fillon regjistrimi, Shahini premton libra falas
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
