Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

PD: Rama gënjeu për milionat e OSHEE-së, ua dha miqve të tij

Gent StrazimiriDeputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka akuzuar kryeministrin Rama se po gënjen dhe se u ka dhënë miliona lekë miqve të tij. Gjatë një deklarate për mediat deputeti i opozitës tha se se me gënjeshtrat e tij, Rama po mbulon  plaçkitjen e fondeve të OSHE-së, para të mbledhura me dhunë e me pranga. E mbrojti dje Edi Rama në Parlament deputetin e tij Sadri Abazi, përfitues i 970 milionë lekëve, duke thënë se qenka një firmë kosovare ajo që ka marrë paratë, që thjesht i paska zyrat tek pallatet e Sadriut. Gënjen. "Alko-Impex", jo vetëm qëllon që i ka ambientet në të njëjtën adresë me Uslugën e Sadri Abazit, të njëjtën zyrë, por ka përfaqësues ligjor Arbër Abazin.

Nipi i deputetit të Ramës. Kemi këtu dhe mund ta shihni dhe në ekran dokumentin e QKR. Për më shumë mund të pyesni Taulant Ballën. I mbrojti Edi Rama dhe firmat e tij "Ndreu" dhe "Gjici", në Parlament, duke thënë se paskan pasur kontrata që në vitin 2009; d.m.th që në ditën e parë të privatizimit të kompanisë; d.m.th, CEZ është plaçkitur që ditën e parë me bashkëpunimin dhe përfitimin direkt te "rilindësve" dhe të Edi Ramës. Çështja është se plaçkitja vazhdon njësoj edhe tani qe ish-CEZ është kthyer në OSHE, nën administrimin e kryeministrit, madje me të njëjtat shuma marramendëse e nga të njëjtët monstra kryeministrore. Madje, milionat po i marrin tani pa tender, pa njoftim, pra pa konkurrencë.

Në janar dhe në prill të vitit 2015, para zgjedhjeve lokale, "Gjici" mori një herë 220 milionë lekë dhe një herë 110 milionë lekë. Me një goditje, pa tender, "Ndreu" mori me 16 mars të vitit 2015, 199 milionë lekë. Për të pabërat dhe plaçkitjen që CEZ në bashkëpunim të ngushtë me monstrat rilindëse u bëri shqiptareve, Sali Berisha dhe qeveria demokratike zgjidhi kontratën dhe rimori në administrim kompaninë, duke filluar procedurat e dëmshpërblimit në arbitrazh. Kryemonstra-Kryeministër, prapësoi gjithçka, pikërisht sepse plaçkitja e OSHE duhet të vazhdonte me të njëjtat ritme, nga të njëjtat monstra të pangopura", tha Strazimiri.

23 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore