Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Masakra e trefishtë në Vlorë, Prokuroria çon dosjen në gjykatë

[caption id="attachment_295838" align="aligncenter" width="640"]Autoret e masakres Autoret e masakres[/caption]

Prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën për shtetasit Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj, të akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, në bashkëpunim, ku mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, ngjarje e ndodhur në datw 7 prill 2015, në lagjen “1 Maji” të qytetit Vlorë, gjatë një konflikti me armë ndërmjet disa personave.

[caption id="attachment_295839" align="aligncenter" width="640"]Viktimat e masakres Viktimat e masakres[/caption]

Po ashtu, të pandehurit akuzohen edhe për “armëmbajtje pa leje”. Fillimisht, të akuzuarit janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”. Por më pas, gjykata e Vlorës zbuti masën e sigurimit për shtetasit Ani Begaj dhe Bertil Aliaj, duke i vendosur “detyrim për paraqitje”, pavarësisht provave të shumta në ngarkim të tyre.

Po ashtu, ditën e djeshme, Gjykata e Vlorës ishte duke marrë në shqyrtim kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë edhe për të dyshuarin si personi kryesor në këtë ngjarje, shtetasin Aleksandër Llanaj, i cili kishte kërkuar gjithashtu masë më të butë. Seanca për kërkesën mbi ndryshimin e masës së sigurisë për të akuzuarin Llanaj, e parashikuar për ditën e djeshme nuk u zhvillua, për shkak të mungesës së prokurorit.

Ndërkohë, ditën e sotme, Prokuroria e Vlorës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim kërkesën ndaj tre personave, duke synuar të shmangë në këtë mënyrë shqyrtimin e ndryshimit të masës së sigurisë nga i njëjti gjyqtar që ka zbutur masën edhe për dy të pandehurit e tjerë. Sipas procedurës, gjyqtari që ka qenë pjesë e shqyrtimit të masave të sigurisë gjatë fazës së hetimeve, nuk mund të jetë më pjesë e shqyrtimit gjyqësor pasi nis gjykimi.

24 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore