Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Një kompani kineze do të ndërtojë hekurudhën Rinas-Tiranë

Projekti

hekurudheNjë kompani kineze do të ndërtojë hekurudhën Rinas-Tiranë-Durrës. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e firmës më të madhe kineze në transportin hekurudhor, CRRC. Gjatë takimit, ministri Edmond Haxhinasto theksoi se qeveria shqiptare po i kushton vëmendje të madhe transportit hekurudhor. Ministri theksoi se po punohet që brenda këtij mandati qeverisës, të lidhet kontrata për linjën hekurudhore që do të lidhë Tiranën me Aeroportin e Rinasit dhe me qytetin e Durrësit Paralelisht po kryhet studimi fizibilitetit për gjithë rrjetin hekurudhor shqiptar, që do të synojë ndërtimin e linjave hekurudhore me standarde europiane, dhe do të vlerësojë mundësinë e lidhjes me hekurudhat e vendeve fqinje, si me Kosovën dhe Maqedoninë, për të qenë pjesë e rrjetit rajonal dhe europian hekurudhor. Drejtues të kompanisë CRRC, gjatë takimit me ministrin Haxhinasto, shfaqën interesin e tyre për t'u futur në tregun shqiptar, dhe për të investuar në rrjetin hekurudhor.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore