Francë, të shtëna me armë në një tren, marinsat amerikanë parandalojnë sulmin terrorist

treniDy ushtarë amerikanë kanë mundur të neutralizojnë një person të armatosur me pushkë automatike, teksa udhëtonin në një tren ekspres nga Amsterdami për në Paris gjatë ditës së djeshme, ndërsa nga ky incident janë plagosur tre vetë, kanë njoftuar autoritetet franceze.

I dyshuari, një maroken 26 vjeçar, është arrestuar nga polica në qytetin Arras në Francë.
Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, e ka cilësuar si “sulm terrorist” këtë incident, i cili ka ndodhur ndërsa treni, ku udhëtonin më shumë se 500 udhëtarë kalonte nëpër Belgjikë”.

Supplied Nicholas Razzell 22.08.15 M) 07976 449 585ref: nxr Supplied open social media pic pic shows: Alek Skarlatos, (L) who was travelling with US Airforce Airman Spencer Stone, (C) from Sacramento, USA, and Anthony Sadler, (R) on a train in France when they tackled a 26 year-old gunman with an AK47 - see story. Pic by: Nick Razzell





Ministri i brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, tha se prokuroria anti-terror e Francës po zhvillon hetime për këto të shtëna dhe ka shtuar se dy amerikanët e paidentifikuar ishin “mjaft të guximshëm dhe treguan trimëri ekstreme në rrethana ekstremisht të vështira”.
“Pa gjakftohtësinë e tyre ne kemi mundur të ishim ballafaquar me një dramë të tmerrshme”, tha ministri Cazeneuve.
Njëri nga ushtarët është dërguar në spital me plagë serioze, kanë thënë zyrtarët.
Presidenti amerikan, Barack Obama, e vlerësoi veprimin e ushtarëve amerikanë si “heroik” dhe se me veprimi e tyre kanë mundur të parandalojnë një tragjedi të vërtetë.

22 gusht 2015 (gazeta-Shqip.com)







Comments are closed.