Gjici drejt Vllaznisë, por Kukësi rrezikon shpërbërjen

Presidenti i klubit verilindor, gati të marrë skuadrën shkodrane

Safet GjiciI mërzitur nga sjellja e tifozëve të Kukësit dhe duke ndier “stuhinë” që pritet të bjerë mbi klubin e tij nga ana e UEFA-s për incidentet me Legian, Safet Gjici mund të largohet. Megjithatë, presidenti i klubit kuksian, nuk ka ndër mend të heqë dorë nga pasioni i tij për futbollin. Sipas burimeve akoma jozyrtare, Gjici mund të marrë drejtimin e presidencës së Vllaznisë, klubi historikisht më i vjetër dhe me emër në futbollin shqiptar. Duke parë mungesën e mbështetjen nga ana e bashkisë së qytetit drejt skuadrës shkodrane, zërat që Gjici mund të marrë drejtimin e klubit ditët e fundit sa vijnë e shtohen. Presidenti ka treguar me prova, se falë punës së palodhur e investimit të pakursyer, di si të arrijë suksesin në kohë sa më të shkurtër. Për realizimin e kësaj lëvizjeje të bujshme janë hedhur madje edhe hapat e parë konkretë. Gjici ka nisur bisedimet me drejtuesit e pushtetit lokal në Shkodër, me të cilët është arritur në parim një marrëveshje për të marrë drejtimin e Vllaznisë. Me Safet Gjicin në krye të Vllaznisë do të ndryshojnë domosdoshmërish edhe raportet e forcave në Kategorinë Superiore, pasi me një president të tillë, klubi legjendë i futbollit shqiptar do të rikthehet menjëherë në një pretendent për titullin, por, nga ana tjetër, Kukësi rrezikon shpërbërjen e plotë. Megjithatë në datën 3, UEFA jep vendimin për ndeshjen me Legian dhe Gjici mund të zyrtarizojë “divorcin” me Kukësin.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.